Σάββατο 3 Ιανουαρίου 2009

FILLIMI I RI

Mund tw supozohet se ky fillim i ri ne Vitin e Ri,na gjen swrish nw njw shoqwri tw dwshpwruar sw brendshmi; ndwrsa qytetarwt shpirtthjeshtw, tw heshtur dhe kokwulur mund tw konsiderohen si "shpwrblimi" mw i madh pwr qeveritarwt e korruptuar dhe tw kwnaqur shumw me arritje tw paqwna. E kundwrta, politikanwt tanw mund tw pwrfytyrohen si "dwnimi" mw i egwr pwr shoqwrinw.Meskiniteti dhe naiviteti klasik i drejtuesve tw pakorigjueshwm tw shtetit tek ne por edhe mediokriteti i papwrswritshwm i tyre,janw konsoliduar dhe janw shndwruar nw njw vulw tw errwt fati tw zi,tw cilin shumw e kanw pranuar nw heshtje si njw njollosje realiteti…

Mes kwtij fataliteti,ne jemi sot dwshmimtarw problemesh tw mwdha dhe udhwtarw tw shqetwsuar tw njw epoke tw dwshpwruar qw nganjwherw degjeneron nw historira tw kobshme. Kwshtu shembwllejmw me zogj pendwlagur tw njw tranzicioni tw trishtw!Jemi shndwruar nw simbole tw vogla tw territ,sepse ngjajmw kwsisoj me lakuriqwt e njw nate me xixwllime qw s'ka tw mbaruar.Shpesh, tw lodhur e tw mohuar nga humbjet e shpresws,tw shpwrfillur e tw boshuar nga mungesat e frikshme tw jetws,ia kemi dalw tw wndwrrojmw vetwm agime qw nuk mund tw vijnw dhe ky wshtw ndwshkimi mw i madh qw mund ti bwhet atyre qw duan tw jetojnw…